Video/ Raporti sekret i Policisë së Shtetit: Siguria e Shqipërisë në rrezik nga muxhahedinët iranian

Televizioni britanik Channel 4 ka rezlizuar një dokumentar të zgjeruar për jetën dhe aktivitetin e 3200 muxhahedinëve që jetojnë në Shqipëri, respektivisht në zonën e Manzës në periferi të Durrësit.

Gazetarja kryesore e dokumentarit, Lindsey Hilsum ka arritur të sigurijë një dokument sekret, të firmosur nga Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në të cilin muxhahedinët mund të vënë në rrezik sigurinë e Shqipërisë përmes mënyrave të ndryshme, ndërsa paralajmërohet se ata mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi.

“Muxhahedinët mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftimë dhe akte terror.”, thuhet në dokumentin sekret.

“Me parë në Irak kanë ndodhur vrasje të ish-antëtarëve të kësaj organizate të shkëputur prej saj pasi ata kanë dalë publikisht duke iu kundërvëne veprimtarisë se organizatës….në vijmësi duke parë indikacionet e veprimeve dhe sjelljeve të shtetasvë në fjalë të cilët aktualisht janë të shkëputur nga kjo organizatë, ka dyshime të arsyeshme se kjo situatë është e njëjtë me atë të ndodhur më parë në Irak e cila është pasuar me vrasje”, shkruhet në raportin e firmosur nga Veliu.

Ardhja e muxhahedinëve [MEK] në Shqipëri u bë me ndërmjetësimin e Amërikës, pasi në Irak ku ata ishin strehuar iu rrezikohej jeta nga qeveria iraniane, e cila i konsideron si një organizatë terroriste.

Këtu gjendet kronika e televizionit britanik Channel 4 për muxhahedinët në Shqipëri.