Flash News

KRYESORE

VIDEO: Rashica shënon sërish, sa keq që nuk e vlerësuam më herët!

VIDEO: Rashica shënon sërish, sa keq që nuk e vlerësuam

Milot Rashica nuk ndalet. Lojtari me origjinë nga Kosova këtë sezon po shkëlqen në kampionatin gjerman dhe radha për të shënuar sot ishte e tija. Kjo po ndodh pak si shpesh dhe për shqiptarët nuk ka lumturi më të madhe.

Mesfushori ofensiv sot shënoi në transfertë kundër Wolfsburg-ut. Ai e gjeti rrjetën 12 minuta pasi nisi loja dhe Werder Bremen nuk mund të jetë më i kënaqur me të. Rashica mori përsipër të gjuante një 11-metërsh dhe ia doli me sukses. Gjakftohtësia e tij është një tjetër cilësi e fortë.

Këtë sezon Rashica ka shënuar 5 gola në Bundesligë dhe duket se dëmtimi i fundit ka kaluar krejtësisht. Ky djalë po na befason javë pas jave dhe na vjen shumë keq që nuk ia njohëm vlerat herët, kur e kishim pjesë të kombëtares shqiptare.

Të fundit