Flash News

KRYESORE

Video/Reagimi epik i Salah kur Sergio Ramos e prek në shpatull

Video/Reagimi epik i Salah kur Sergio Ramos e prek në shpatull

Ndonëse kanë kaluar disa muaj, të gjithë e mbajnë mend momentin në finalen e “Champions League”, ku egjiptiani Salah u dëmtua pas një ndërhyrjeje të ashpër të Sergio Ramos në përballjen Liverpool-Real Madrid.

Fjalët e spanjollit se “nuk ishte dëmtim me dashje” duket se nuk janë të vlefshme për 26-vjeçarin.

Mbrëmjen e djeshme dy futbollistët janë takuar në  Monaco, në ceremoninë e UEFA-s për ndarjen e grupeve të sezonit të ri në “Champions League”.

Në një moment gjatë ceremonisë, Ramos kalon afër egjiptianit e prek atë në shpatull, por ky i fundit qëndron ftohtë me mospërfillje.

Kujtojmë që Salah nuk mundi të jepte maksimumin në Botëror për shkak të dëmtimit që mori në finalen e Ligës së Kampionëve.

https://www.instagram.com/p/BnI0FuyHWGI/?hl=en&taken-by=politikoal

Të fundit