Flash News

KRYESORE

Video/ Reagimi i Buffon kur i afrohet Ronaldo po komentohet në të gjithë botën

Video/ Reagimi i Buffon kur i afrohet Ronaldo po komentohet në të

Jo vetëm loja në fushë, por edhe ndodhitë pas përfundimit të ndeshjes Real Madrid-Juventus po komentohen shumë në të gjithë botën.

Kapiteni juventin, Gianluigi Buffon po jepte një intervistë për mediat kur në një moment i afrohet Cristiano Ronaldo, i cili kërkon ta përshëndesë. Pavarësisht se kishte shumë kritika për mënyrën se si madrilenët e fituan penalltinë në minuatat e fundit, Buffon u kthye dhe e përqafoi portugezin.

Futbollistët e skuadrës italiane janë shprehur të revoltuar për mënyrën si rrodhën ngjarjet në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-3, ndërkohë që mbrojtësi Chiellini akuzoi klubin e Realit se paguan arbitrat.

Juventus u eliminua nga Champions League me një rezultat të përgjithshëm 4-3.

Të fundit