Flash News

KRYESORE

Video/ Reagimi i kolegëve pas lajmit se gazetari Babchenko është gjallë

Video/ Reagimi i kolegëve pas lajmit se gazetari Babchenko është

Ditën e martë u raportua për vrasjen e gazetarit rus, Arkady Babchenko. Por një ditë më vonë, rezultoi se e gjitha ishte një inskenim i Shërbimeve Inteligjente Ukrainase.

Sipas tyre, kishte një planifikimi për vrasjen e Babchenkos, i cili njihet si kritik i fortë i Presidentit Putin, dhe u inskenua vrasja e tij për të prishur komplotin. Synimi ishte për të zbuluar agjentët rus që janë angazhuar për ekzekutimin e gazetarit.

Edhe vetë Arkady Babchenko, u shfaq në televizionin ukrainas ku u shpreh se inskenimi ishte përgatitur për dy muaj. Video e mëposhtme tregon momentin e reagimit të kolegëve të Babchenkos për lajmin se ai ishte ende gjallë madje u shfaq edhe në një konferencë për mediat.

 

https://www.youtube.com/watch?v=IHtNyDewLl4

Të fundit