Flash News

KRYESORE

Video/ Reshjet intensive ‘paralizojnë’ rrugët Athinës, evakuohen qindra banorë

Video/ Reshjet intensive ‘paralizojnë’ rrugët

Reshjet intensive të shiut janë zhvendosur tashmë në kryeqytetin grek. Për pasojë, rrugët e Athinës janë përmbytur, ashtu si edhe katet e para të banesave dhe bizneseve.

Probleme ka patur në disa zona të kryeqytetit helen, por situata më emergjente është paraqitur në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës, të njëjta zona ku dimrin e kaluar përmbytjet morën disa jetë njerëzish.

Autoritetet e sigurisë janë vënë në dispozicion dhe gjatë natës së mbrëmshme janë evakuuar dhjetëra persona dhe shumë rrugë janë mbyllur.

Probleme me reshjet janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri dhe pranë Larisës.

Të fundit