Flash News

KRYESORE

Video/ Rita Ora përlotet në koncertin e organizuar nga familja e të ndjerit Dj. Avicii

Video/ Rita Ora përlotet në koncertin e organizuar nga familja e
Mbrëmë është organizuar një koncert madhështor nga familja e Dj Aviciit, që kishte për qëllim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. E ftuar speciale ka qenë dhe Rita Ora, e cila shumë e emocionuar shkruan krahas videove që ka postuar në Instagram: “Dua të falënderoj familjen e @avicii për organizimin e kësaj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës. “Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po bën mirë edhe mendërisht, megjithatë ne mund të shohim këtu se ka shumë punë për të bërë, faleminderit për të gjithë 60,000 prej jush dhe ata që shikojnë në shtëpi dhe familjen e Tim”. Rita është edhe përlotur teksa ka ndarë dhe një citim të babait të Aviciit: "Ne duam që ky koncert të ndihmojë në vendosjen e temës në axhendë dhe t’i kushtojë vëmendje stigmës që rrethon sëmundjen mendore dhe vetëvrasjet. Politikat dhe mjetet janë të nevojshme për të zbuluar rreziqet dhe për të parandaluar vetëvrasjet, veçanërisht në mesin e të rinjve.”

Të fundit