Flash News

KRYESORE

Video/ Ritmike dhe me ngjyra, Era Istrefi publikon klipin e ri

Video/ Ritmike dhe me ngjyra, Era Istrefi publikon klipin e ri

Klipi më i i ri i Era Istrefit sapo është publikuar dhe këngëtarja shqiptare duket shumë tërheqëse në klip dhe është personazhi kryesor që në minutën e parë. Një bashkëpunim me dy DJ-të e njohur, Dimitri Vegas & Like Mike, Era Vjen krejt ndryshe në këngën "Selfish".

Versioni audio ishte publikuar disa ditë më parë, ndërkohë klipi është publikuar sot.

Bionde dhe e veshur me ngjyra, Era duket shumë verore në këngën "Selfish" e cila është një këngë shumë ritmike dhe me siguri do të luhet shumë në diskot botërore.

Gjithashtu, Era është duke u përgatitur për të publikuar projekte të reja dhe më 7 korrik 2019 do të performojë në kampionatin botëror të futbollit për femra.

Të fundit