Video/ Rrëfimi i Kreshnikut: si u mundova të shpëtoja kushëririn e mbetur në rrënoja. E varrosëm me para borxh

Kreshnik Prençi

Ky është Kreshnik Preçi, një djalë me origjinë nga Mirdita, lindur dhe rritur në Thumanë. Preçi rrëfen me dhimbje se si u mundua të shpëtonte nga rrënojat kushëririn e tij, 26-vjeçarin Kristian Preçi, i cili për fat të keq nuk arriti t’i mbijetonte goditjes në kokë nga një kolonë, si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Ai gjithashtu tregon se për varrimin e të afërmit të tij nuk e ndihmoi askush dhe se çdo gjë e bënë vetë me para të marra borxh. Preçi është operuar nga zemra para 1 viti dhe tregon se gjysma e trupit të tij është e prerë dhe ka plagë, të cilat janë ende të ekspozuara, pas shkëputjes së ilaçeve për arsye ekonomike.

*Na shkruani për nr. e kontaktit nëse doni ta ndihmoni drejtpërdrejt familjen Preçi.