Flash News

KRYESORE

Video/ Rudina ende 'e tronditur' nga tërmeti, pyet e habitur: "78 sekonda?"

Dje në emisionin "Rudina" vetë moderatorja ka folur për eksperiencën e saj gjatë tërmetit të fuqishëm që ndodhi pasditen e së shtunës në Shqipëri, me epiqendër Durrësin por që efektet u ndjenë më shumë në Tiranë.

Rudina, gjatë tërmetit ka qenë  në Kepin e Rodonit dhe ndjesia ka qenë më e fortë për shkak se ishte afër epiqendrës:

“Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë. Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, këtë ndjesi pata, ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu”, tregoi moderatorja, e cila u ngatërrua në një moment, me kohëzgjatjen e tërmetit, pasi pyeti sizmologun e ftuar ne studio.

“78 sekonda?”, pyeti Rudina e habitur, ndërkohe qe panelistët i saktësuan, jo jo, 7 deri ne 8 sekonda.

Por pas kësaj, faqet në rrjetet sociale, kanë filluar të bëjnë ironi dhe meme me ngatërresën e Rudionës si në foton e mëposhtme.

Shiheni në videon e mëposhtme në minutën 10:36:

Të fundit