Flash News

KRYESORE

VIDEO/ “Sa na kushton Edi Rama”

VIDEO/ “Sa na kushton Edi Rama”

Qytetarët e Kukësit protestuan tre ditë më parë kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, prej 5 eurosh për kalim.  Partia Demokratike ka publikuar një video të shkurtër ku dëshmon se sa shumë duhet të paguajnë shqiptarët në krahasim me vende të tjera të Europës për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Edi Rama grabit shqiptarët për të pasuruar konçesionarët! Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 800 milionë dollarë nga taksa e qarkullimit për mirëmbajtjen e rrugëve, por tani kërkon të na grabisë sërish me taksën e Rrugës së Kombit”, shkruhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Kujtojmë që opozita ka qenë kundër vendosjes së kësaj tarife të lartë duke akuzuar qeverinë se po vjel dt herë qytetarët me taksa për të njëjtën rrugë.

Të fundit