Flash News

KRYESORE

Video/ Sa reziston një iPhone “X” prej 1359 euro nga përplasja me tokën

Video/ Sa reziston një iPhone “X” prej 1359 euro nga

Kompania e Cupertinos i ka cilësuar iPhone 8 dhe iPhone X si “smartfonët me xhamin rezistent të të gjitha kohërave”. Në fakt, kush blen celularët e fundit, sidomos iPhone X prej 1359 euro, uron që Gorilla Glass 5 që i mbështjell të mos shkërrmoqet pas një rënieje aksidentale.

Për këtë arsye të ashtuquajturat "drop test" kanë shumë sukses në ueb: përdoruesit më të guximshëm të YouTube, kanë sakrifikuar një prej ekzemplarëve të rinj duke provuar rënien e tij nga të paktën dy lartësi të ndryshme: 1 metër, që është baraz pak a shumë me lartësinë e njxerrjes së telefonit nga xhepi dhe 1,5 metra, lartësia që mbahet normalisht aparati kur përdoret për të folur.

Ai që do të shihni është një prej testeve më të klikuara në YouTube që prej datës së daljes së iPhone X, më 3 nëntor.

Autori i videos ka krahasuar rënien e iPhone më të kushtueshëm me atë të iPhone 8. Megjithatë rezultatet e dala nga ky test, nuk përcaktojnë zyrtarisht as përfundimisht rezistencën e smartfonit të ri. Disa prova të tjera në ueb, kanë sjellë rezultate të tjera.

 

Të fundit