Flash News

KRYESORE

Video/ Sadiku gjen golin e parë dhe i jep Malagës një pikë në transfertë

Video/ Sadiku gjen golin e parë dhe i jep Malagës një pikë

Armando Sadiku ka shënuar golin e tij të parë me skuadrën e re, Malagën. Ndërsa në takimin e shkuar, ai u shpall më i miri në fushë për skuadrën e tij, këtë herë, sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë të takimit kundër Mirandes-it në transfertë në minutën e 53 me kokë.

Vendasit barazuan në të 76’ me anë të Merquelanz-it. Por Malaga mori një pikë me rëndësi në transfertë.

Në fushë ishte edhe sulmuesi tjetër i kombëtares kuqezi, i cili po ashtu luan te Malaga, Keidi Bare. Malagës i duhej kjo pikë në transfertë, me vendasit të cilët e rritën volumin lojës në 45 minutat e dyta.

gol sadiku on Vidnews.

Të fundit