Flash News

KRYESORE

Video/ Sakrificat e të moshuarve, me paterica e bastunë për të shkuar në votime

Në zgjedhjet lokale të ditës së sotme të shumtë kanë qenë të moshuarit të cilët i janë drejtuar qendrave të votimit. dhe nuk akne qenë të paktë ata që kanë sakrifikuar jo pak për të ushtruar të drejtën e tyre.

Një 98 vjeçar befasoi komisionerët që në mëngjes në Tiranë ndërsa u paraqit për të votuar.

Ai u paraqit në çerdhen nr 30 Laprakë. Votime të qeta. Gjysh Qemali tha se u ngrit nga shtrati vetëm për të votuar.

Edhe një e moshuar, pavarësisht se lëvizte me paterica u paraqit në qendrën e votimit për të votuar.

Një tjetër i moshuar i shoqëruar nga një i afër me patericë po ashtu nuk i bëri bisht votimit.

Ndërkohë që një zonjë edhe pse në karrocë e në terren të vështirë, sërish preferoi të votonte.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-30-at-12.22.08.mp4"][/video]

Të fundit