Flash News

KRYESORE

Video/ Sërish tension, policia përplaset me përfaqësuesit e bashkisë për lirimin e KZAZ-së

Video/ Sërish tension, policia përplaset me përfaqësuesit e

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka denoncuar se sot në mëngjes, persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit në Shkodër, ku është pozicionuar KZAZ nr.2.

Sipas Ademit, pas ndërhyrjes së policisë bashkiake, ata nuk ia kanë dalë dot të hyjnë dhe për këtë bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama.

Në video, shihet se si forca të Policisë së Shtetit, së bashku me disa persona civilë, tentuan të hapnin me forcë derën e Pallatit të Sportit të qytetit të Shkodrës.

Forcat e Policisë Bashkiake kanë kundërshtuar veprimin e forcave të policisë si dhe kanë denoncuar praninë e tyre të armatosur, në kundërshtim me legjislacionin e shtetit shqiptar.

Konfrontimi ka vijuar për shumë minuta, por më pas forcat policore janë detyruar të tërhiqen.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-18-at-11.22.51.mp4"][/video]

Të fundit