Flash News

KRYESORE

Video/ Sheffield i dhuron fitoren një Liverpool-i pa ide

Video/ Sheffield i dhuron fitoren një Liverpool-i pa ide

Një gabim trashanik i portierit Dean Henderson i dhuroi Liverpool-it fitoren e 16-të radhazi në Premier League, ndërsa ata mposhtën me rezultatin 0-1 Sheffield United në stadiumin “Bramall Lane”.

Kryesuesit e kampionatit u dukën pa ide ndërsa kundër kishin skuadrën e ngjitur në këtë sezon në kategorinë e më të mirave, të cilët dhanë më të mirën dhe i vunë në vështirësi të kuqtë.

Por gafa e Henderson-it u kushtoi “Blades-ave” humbjen ndërsa Georginio Wijnaldum realizoi bukur në hyrje të zonës së rreptësisë në minutën e 70-të.

Kjo ishte gjuajta e parë e miqve në portën rivale, ndërsa Sheffield United ngelet në vend të 10 në renditje.

 

Të fundit