Flash News

KRYESORE

Video/ Sherr mes grupeve, plagoset me armë shqiptari në Itali

Video/ Sherr mes grupeve, plagoset me armë shqiptari në Itali

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë pas një konflikti që ndodhi gjatë natës në Alba Adriatica të Italisë.  Agjencia e lajmeve “Ansa” raporton se rreth orës 04:00 pati një sherr mes një grupi italianësh dhe shqiptarësh në një hotel.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur një 22-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar. Ky i fundit punonte si roje dhe po përpiqej të shuante sherrin mes dy grupeve. Roja u dërgua në spital në gjendje më të rëndë, pasi plumbi e kishte prekur në veshkë.

Ndërsa 22-vjeçari shqiptar përveç plagës me armë zjarri, ka pësuar dëmtime edhe në krah nga goditja me thikë. Policia është duke vazhduar hetimet për të identifikuar personin që qëlloi me pistoletë. Dyshohet se sherri ka ndodhur pas prishjes së pazareve të drogës.

Të fundit