Video/ Sherr mes operatorëve të transportit publik, diskutohet rritja e çmimit të biletave

Sot shoqata e Transportit Ndërqytatës ka zhvilluar një konferencë për mediat. Kërkesa e tyre është të hiqet taksa për këtë sektor si dhe të luftohet informaliteti.

Përfaqësuesi i shoqatës Kujtim Mema theksoi se Bashkia e Tiranës iu premtoi se do iu falte taksën, por dy ditë më parë iu ka dërguar zarfet, duke iu kërkuar lekët.

Shteti na premtoi se sektorin tonë do ta ndihmojë, sepse është sektori më i goditur nga pandemia, por nuk po shohim të na ndihmojnë. Kjo që po bën shteti është një punë e pakët dhe nuk vlen të na ngrejë situatën tonë ekonomike.

Në situatën e tanishme, kemi 5 muaj gati të mbyllur, dhe tani shteti të mos marrë një iniciativë për të na ndihmuar, këtë nuk e presim.

Ne kërkojmë me ngulm që shteti të cohet në këmbë dhe të ndihmojë sektorin tonë, që ka një vështirësi të madhe ekonomike. Na duhet se s’bën të na dëgjojnë.

Së dyti është taksa e bashkisë, që na është premtuar se do na falet. Para dy ditësh na erdhën zarfet nga Bashkia e Tiranës për të paguar këtë taksë.

 Nuk e mendojnë se ne nuk kemi më para për të mbajtur familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë. Dua t’i them kryetarit të bashkisë ‘si mundet të mos falen për ne këto taksa’? Ose të paktën të përgjysmohen. I kërkoj kryebashkiakut të ulet e ta disktojmë këtë, të kthejë sytë e të ndihmojë sektorin tonë”, tha kreu i Shoqatësë së Transportit Ndërqytetas.

Ndërsa po shprehin problematikat e sektorit të transportit ndërqytetas, ka pasur konflikt mes vetë përfaqësuesve të këtij sektori.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme dy prej përfaqësuesve të sektorit të transportit ndërqytetas, janë konfliktuar me duar mes tyre, për shkak të diskutimit mbi rritjen e çmimit të biletave për qytetarët.

Përplasja pas minutës të 13-të