Flash News

KRYESORE

Video/ Shkon të bëjë celebrimin, Suadi mëson se e fejuara ishte e martuar me dikë tjetër

Suad Morina është përballuar me një situatë aspak të këndshme kur ka shkuar në gjendjen civile për t’u celebruar me vajzën që kishte zgjedhur të kalonte jetën.

Kur po procedonte me celebrimin në Dërmenas, Suadi mësoi se partnerja kishte një tjetër martesë të shpallur në gjendjen civile të Fierit.

Në këtë moment nisi odiseja, për të anuluar aktin e shpalljes së martesës. Në gjendjen civile Dërmenas dhe Fier nuk e bënë dot këtë gjë. Pas interesimit të “Stop” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjigja zyrtare ishte, se është pranuar kërkesa e shtetasit për zgjidhjen e martesës, por ky akt fshihet nga sistemi për një vit...?!

Të fundit