Flash News

KRYESORE

Video/ Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Korçë

Video/ Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve të forta narkotike.

Operacioni i koduar “zona 13” ka çuar në pranga shtetasin Mariglen Viso, banues në Korçë. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi 3 mujor nga policia.

“Ndalimi i Marigln Visos u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 286, datë 10.09.2017 ka caktuar, për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penal: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë periudhës të kryerjes së hetimeve lidhur me këtë rast, është vërtetuar me fakte se shtetasi i mësipërm, iu ka shitur 6 personave (përdorues të lëndëve narkotike) doza me lëndë të dyshuar si narkotike, të cilat iu janë gjetur e sekuestruar këtyre të fundit me cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

 Ndërkohë,  për hetime të mëtejshme materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë

 

Të fundit