Flash News

KRYESORE

Video/ Shpërthen gazi në anije pranë kufirit të Krimesë, 10 të vdekur

Video/ Shpërthen gazi në anije pranë kufirit të

Të paktën 10 persona raportohen të vdekur si pasojë e shpërthimit të dy depozitave të gazit në njërën nga anijet.

Ngjarja ka ndodhur pranë kufirit të Krimesë në Straight Kerç, teksa po realizohej një operacion shpëtimi, njoftoi Agjencia Detare e Rusisë.

Sky News sjell në vëmendje qëndrimin e mëparshëm të autoriteteve ruse që patën ndërmarrë masa drastike në përpjekje për të parandaluar ndonjë provokim nga anijet e Marinës së Ukrainës që janë afruar në ngushticën e Kerç duke lundruar nëpër ujrat territoriale ruse.

Në ekuipazhin e anijeve që u përfshinë nga flakët e zjarrit mësohet se ndodheshin 31 persona, duke përfshirë shtetas turq dhe indianë.

Të dy anijet po udhëtonin me  flamuj të Tanzanisë. Njëra prej tyre thuhet se po transportonte gaz natyror të lëngshëm. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit.

Të fundit