Flash News

KRYESORE

Video/ Shpërthen motori i aeroplanit, ajri ‘thith’ gruan përmes dritares së thyer

Video/ Shpërthen motori i aeroplanit, ajri ‘thith’ gruan

Një defekt teknik në një aeroplan i Southwest Airlines për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi me një bilanc të madh viktimash.

Shpërthimi i motorit të aeroplanit Boeing 737 ka shkaktuar frikë dhe panik për vdekje te udhëtarët gjatë fluturimit, ndërsa është dashur të bëhet një ulje emergjente për të shmangur më të keqen në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.

Autoritetet shtuan se nuk kishte zjarr të raportuar në motor përpara shpërthimit, dhe se aktualisht po hetohet si një dështim i motorit.

Si pasojë e këtij aksidenti një person humbi jetën.

Dëshmitarë të tmerruar thanë se një grua u “thith nga presioni i ajrit” pjesërisht përmes dritares së aeroplanit pasi ajo u thye nga një pjesë që fluturoi nga motori i shpërthyer.

Ndërkohë, ka qenë një pasagjer ai që madje ngjarjen e ka postuar Live në Facebook.

Të fundit