Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Shpërthime masive në Portin e Bejrutit, qindra persona të plagosur dhe dëme të mëdha materiale

VIDEO/ Shpërthime masive në Portin e Bejrutit, qindra persona të

Një shpërthim masiv tronditi kryeqytetin libanez, Bejrut,  këtë të martë, duke lënë shtëllunga të mëdha tymi të cilat mund të shihen në distancë. Mësohet se, shpërthimi ka ndodhur saktësisht në Portin e Bejrutit.

Sipas mediave libaneze, ambulancat po transportonin dhjetëra të lënduar në spitalet lokale. Video të shumta nga zona treguan pamje të shtëllungave të mëdha tymi që ngriheshin nga afër vijës bregdetare dhe më pas pati një shpërthim i madh, i cili tronditi zonën. Ndërtesat aty pranë u dëmtuan nga shpërthimi dhe se bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale dhe qindra njerëz të lënduar.

Ende është i paqartë shkaku i shpërthimit. Shpërtimi ka krijuar një situatë kaotike në Bejrut, ndërsa autoritetet insistojnë se ishte një shpërthim industrial.

LBCI Lebanon News pretendon se shkak i shpërthimit të fuqishëm ishte një zjarr kishte rënë në port, i cili ka përfshirë edhe një depo që ruante fishekzjarrë. Ndërkaq, sipas një tjetër media, Daily Star News, u raportuan dy shpërthime, një në port dhe një tjetër afër ish shtëpisë së presidentit të ndjerë libanez, Rafik Hariri, i cili u vra 15 vjet më parë në një sulm Hezbollah-Iran.

Shpërthimet vijnë në një moment kur një numër i anëtarëve të Hezbollahut janë duke u gjykuar në mungesë në Hagë, për planifikimin dhe rregullimin e sulmit në të cilin një kamion që transportonte 3.000 kg eksploziv të nivelit të lartë ishte hedhur në erë pranë makinerisë së Haririt, duke vrarë atë dhe 21 persona të tjerë. Një aktgjykim pritet të dalë nga gjykata të premten.

IDF ka qenë në gatishmëri të lartë në Veri që kur operativët e Hezbollah u përpoqën të kalonin në Izrael javën e kaluar. Mbrëmjen e së hënës, IDF ndërmori sulme ndaj disa objektivave në të gjithë Sirinë, në përgjigje të një përpjekje për të ‘hequr qafe’ një celule terroriste në Siri që tentonte të vendoste pajisje shpërthyese përgjatë gardhit kufitar me Izraelin.

https://twitter.com/i/status/1290667092488986624

https://twitter.com/i/status/1290669698149953540

 

PAMJET LIVE NGA SITUATA PAS SHPËRTHIMIT NË BEJRUT:

 

Të fundit