Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Shpëtoi pronarin nga hajdutët, qëllohet me tre plumba qeni 'Rex'

VIDEO/ Shpëtoi pronarin nga hajdutët, qëllohet me tre plumba qeni

Një qen është qëlluar me 3 plumba në qafë dhe këmbë , teksa u përpoq të mbronte pronarin e tij nga hajdutët që u futën në shtëpi. Policia tha se Javier Mercado ishte në shtëpi vetëm me qenin Rex kur dy hajdutët hynë në shtëpi duke thyer një derë prej xhami mbrëmjen e së mërkurës.

Mercado u fsheh në një dollap në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe telefonoi policinë. Ndërsa Rex i vendosur për të mbrojtur pronarin e tij 16 vjeçar zbriti në katin e poshtëm për t'u përballur me grabitësin.

Qeni u dhunua nga grabitësit, të cilët e lanë në katin e parë dhe shkuan më pas në katet e sipërme për të plaçikur dhomat. Kur hynë në dhomën ku po qëndronte Mercado i fshehur, Rex u përplas me to dhe u qëllua 3 herë. Plumbat e goditën qenin në qafë, këmbë dhe gju.

Hajdutët u larguan nga shtëpia kur dëgjuan sirenat e shtëpisë. Familja po kërkon donacione për shërimin e Rex, i cili ndonëse arriti të mbijetojë ka marrë plagë të rënda.

 

Të fundit