Flash News

KRYESORE

Video/ Shtetrrethimi policor ‘zbeh’ protestën. Kukësi nuk ngrihet si herën e parë

Shtetrrethimi policor ka ‘zbehur’ protestën e planifikuar nga banorët e Kukësit dhe nga shoqëria civile, kundër aplikimit të tarifës në Rrugën e Kombit.

Prej dy ditësh policë kanë qarkulluar në gjithë qytetin e Kukësit. Ndërsa ditën e sotme forca të shumta policia kanë zbarkuar në disa pika të aksit nacional dhe në qytet.

Fotoreporterja e Politiko.al, Jona Kazani sjell disa pamje nga qyteti i Kukësit dhe përgjatë Rrugës së Kombit ku shihen forca të shumta policie që monitorojnë zonën.

Kujtojmë që nga protesta e 31 marsit, ku qytetarët e e Kukësit i vunë flakën sporteleve në Rrugën e Kombit, u arrestuan 23 persona. Ndaj tyre u ushtrua forcë nga policia duke u nxjerrë me dhunë në mesnatë nga banesat.

Të fundit