Flash News

KRYESORE

Video: Shumë luftë për 1 pikë, Luftëtari ndal Bylisin

Video: Shumë luftë për 1 pikë, Luftëtari ndal Bylisin

Luftëtari dhe Bylisi e kanë mbyllur në 1-1 ndeshjen e luajtur në mes tyre. Një sfidë me emocionue, grintë, kartonë dhe dëmtimet, praktikisht shijuam 90 minuta që dhuruan gjithçka.

45 minutat e para u mbyllën 0-0, ndërsa në pjesën e dytë shënohen dhe dy golat e takimit. Açka realizoi për Luftëtarin pas një pasimi të Filit nga një goditje këndi. Mbrojtja e Bylisit ishte e gjitha në gjumë dhe mesfushori nuk e kishte të vështirë të shënont me kokë.

Bylisi gjeti barazimin pas një penalltie të akorduar nga kryesori Jorgji. Açka ndërhyn ndaj Goxhës dhe për gjyqtarin ka 11-metërsh. Hidi e merr përsipër dhe arrin të shënojë për 1-1. Deri në fund ka asgjë për t'u shënuar, por u shfaqën ekipet me shumë nerva.

https://streamable.com/j4jpf

Të fundit