Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Si i shpëtuan atentatit babë e bir në Vlorë

VIDEO/ Si i shpëtuan atentatit babë e bir në Vlorë

Është publikuar video e atentatit të ndodhr një muaj më parë në qytetin e Vlorës  ku u plagosën Ferdinand Llanaj, djali i tij 8-vjeçar dhe Dritan Bega.

Në video shfaqet momenti kur makina me të cilin po udhëtonin shtetasit e mësipërm është drejtuar për në rrugën Transballakine por në këtë moment një makinë tip BMW i pret rrugën dhe shfaqen dy persona që qëllojnë në drejtim të tyre.

Report TV disponon duket Ferdinand Llanaj i cili ndodhet në vendin e pasagjerit, hap derën dhe del nga makina për t’i shpëtuar plumbave.

Edhe Dritan Bega braktis makinën dhe shikohet teksa rrotullohet në rrugë dhe fshihet në krah të automjetit Benz. Ndërkohë fëmija 8-vjeç i Ferdinand Llanajt nuk del nga makina, duke mbetur i plagosur.

Dy autoret qëllojnë me breshëri dhe brenda 10 sekondave drejt mjetit “Mercedez Benz” është qëlluar 20 herë.

https://www.youtube.com/watch?v=nBXQrqSzzPQ

Të fundit