Flash News

KRYESORE

VIDEO: Simeone shemb Liverpool-in, kjo ishte nata "anti-Klopp"

VIDEO: Simeone shemb Liverpool-in, kjo ishte nata "anti-Klopp"

Atletico Madrid i ka befasuar të gjithë sonte në Champions League, duke eliminuar kampionët në fuqi të Europës, Liverpool.

Djemtë e trajnerit Diego Simeone fituan 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Madrid. Sfida e sotme në “Anfield” ishte shumë e vështirë, por fati i madh i madrilenëve ishte se Klopp nuk kishte portierin titullar Alisson.

Bardhekuqtë u ndëshkuan në minutën e 43-të, por arritën të mbroheshin mirë dhe të dërgonin takimin në kohën shtesë. Firmino i ndëshkoi sërish ata dhe u duk se kaq ishte historia e Atletico Madrid-it në Champions League, por në fund Llorente - i aktivizuar në shtesë - shënoi dy gola dhe i dha kualifikimin skuadrës.

Morata shënoi edhe golin e tretë në "Anfield" dhe trajneri Simeone mori një fitore në stadiumin mitik të "Të kuqve" që në herën e tij të parë në të. Super meritë për argjentinasin!

Të fundit