Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Situata kaotike në Shkodër, familjet e përmbytura strehohen në konvikte

VIDEO/ Situata kaotike në Shkodër, familjet e përmbytura

Në Shkodër situata e përmbytjeve është kaotike. 76 persona janë akomoduar në strukturat e Bashkisë së Shkodrës nga zonat e përmbytura. Konvikti i shkollës "Arben Broci” ëhtë bërë streha e shumë familjeve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të mbuluara nga uji.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me ta, duke u interesuar për kushtet e akomodimit, ushqimit, veshmbathjes, asistencës mjekësore e psikologjike.

Herë pas here, sipas nevojave dhe verifikimeve në terren të specialistëve të Bashkisë së Shkodrës, në partneritet me shoqata të ndryshme, këtyre familjeve u ofrohen veshmbathje, ushqime specifike për femijët e vegjël, ilaçe dhe aksesorë shkollorë. Nga dita e sotme, të gjithë fëmijët kanë nisur rregullisht edhe frekuentimin e shkollës, duke u mundësuar transportin e tyre Bashkia e Shkodrës.

Të fundit