Flash News

KRYESORE

Video/ Skandal i Tërmet Peçit, këndon këngë për Enver Hoxhën dhe nderon me grusht

Video/ Skandal i Tërmet Peçit, këndon këngë për

Tepelena festoi dje 75-vjetorine çlirimit ndërsa pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve, ishte organizuar edhe një drekë me veteranë dhe familjet e dëshmorëve të këtij qyteti.

Në një video të publikuar nga dreka në fjalë, shfaqet kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi duke kënduar këngë polifonike kushtuar Enver Hoxhës.

‘Enver Hoxha kapedani’, është refreni i këngës që përsëritet disa herë teksa Tërmet Peci shoqëron në këngë, Golikun e grupit të Bëncës.

Kryebashkiaku i Tepelenës ka shkuar edhe më tej, ku një moment, kur përmendej emri i Enver Hoxhës në këngë, ka nderuar edhe me grusht, simbolin e komunistëve.

https://www.youtube.com/watch?v=dmQ6Bi88Mk4

 

https://www.facebook.com/livenew.tepelene/videos/313403122544579/?t=27

Të fundit