Video/ “Je më e sigurtë me një të martuar”, burri nga Bulqiza kërkon virgjërinë e vajzës për 3500 euro

Një burrë i martuar nga Bulqiza ka kërkuar të blejë virgjërinë e një vajze (të infiltuar nga Boom) për 3500 euro.

Burri i cili thotë se ka një biznes, i premton vajzës se është më i sigurt me një të martuar sesa me një beqar.

Pjesë nga komunikimi mes tyre

Vajza: Je shumë larg çmimit që kërkoj unë. Të thashë.

Kandidati: Deri ku a?

Vajza: Më fal! Ju nga jeni fillimisht?

Kandidati: Unë jam nga Tirana.

Vajza: Nga Tirana? Të thashë, deri në këto momente 4500 euro m’i kanë ofruar. Nuk ke mundësi. Nuk përmbush dot atë që unë kërkoj, më kupton?

Kandidati: Po ndoshta i bëj mundësitë, prandaj thashë.

Vajza: Si mund t’i bësh mundësitë psh? Mund të shkosh tek ajo shumë që kërkoj unë 5000 euro ?

Kandidati: Përafërsisht.

Vajza: Përafër sa?

Kandidati: Mund të shkojmë deri afër.

Vajza: Jo, jo! I dua gjërat shumë të përcaktuara.

Kandidati: Po deri te 3000-3500.

Vajza: E kupton tani se i bie që unë të hedh 1000 euro. 4500 m’i kanë dhënë. Ju jeni i martuar?

 

Kandidati: Po!Jam i martuar.

Vajza: Ej, o çuno se më duket se i futemi edhe në rrisk gruas tate, kupton? Ndihem keq me këto të martuarit.

Kandidati: Po dëgjo. Je më e sigurt me një të martuar sesa me ndonjë kështu. Nuk do zhgënjehesh.

Vajza: Kjo është hera e parë që unë do të shkoj me një mashkull, pse duhet të jem e qetë unë që duhet të jesh ti mashkulli i parë në jetën time?

Kandidati: Ça sigurie? Unë të jap një siguri të plotë në kryerjen e …Sa më i qetë, sa më kshu , jo direkt .

Vajza: Pjesa intime si do jetë ? Ma shpjego pak!

Kandidati: Pjesa intime do jetë shumë shumë shumë e lehtë. Nuk është problem që duhet të jetë për një ditë.

Vajza: Për sa ditë ?

Kandidati: Të paktën, të paktën mund të zgjasë mbi dy javë.

Vajza: Si, dy javë ç’virgjërohesh?

Kandidati: Me të ashtu pa pas asnjë lloj problemi.

Vajza: Ashtu ëëëë?

Kandidati: Jo si kafshë.

Vajza: Ju nga Bulqiza jeni një çikë të egër.

Kandidati: Po unë nuk jam nga ato. Ta kam thënë.

Vajza: Ok !Po ma thuaj pak, gjatë këtyre dy javëve ça do bëjmë ne psh?

Kandidati: Po thjesht puthje, ledhatime, avash -avash, jo me qenë egërsirë.

Vajza: Mua më kanë thënë që virgjëria humbet brenda ditës, prandaj po them unë, çudi si për dy javë?

Kandidati: Ej! Ajo humbet brenda ditës, por mund të përfundosh edhe në spital.

Vajza: Ça thua ti !Uauuu!

Kandidati: Kanë shku kanë përfunduar shumë nëpër spitale kështu. Unë dua që ti të mos kesh probleme.

Vajza: Uaa sa më trembe tani!