Flash News

KRYESORE

Video: Skena surreale në Meksikë! Ekipi proteston për rrogat, Tigres e pamëshirshme

Video: Skena surreale në Meksikë! Ekipi proteston për rrogat,

Supozohejse do të ishte një ndeshje kampionati si gjithë të tjerat, por nga ajo që dhuruan Veracruz dhe Tigres, pamjet e së cilës po bëjnë xhiron botës, asgjë nuk i ngjan normalitetit. Minutat e para të sfidës së vlefshme për javën e 14-të të kampionatit meksikan, u luajtën në një atmosferë surreale.

Lojtarët vendës vendosën të mos lëviznin fare në fushë, të qëndronin si birila, duke protestuar kundër mosmarrjes së pagave prej muajsh. Veracruz, aktualisht e fundit në renditje, me vetëm 4 pikë të marra në 13 ndeshje të luajtura, po lufton prej ca kohësh me një seri problemesh ekonomike.

https://twitter.com/goal/status/1185385788294488064?s=20

Nëse në javët e fundit, ekipe të ndryshme kanë treguar solidaritetin e tyre, e njëjta gjë nuk ndodhi me Tigres, që, megjithëse e filloi ndeshjen me ritëm të butë, shfrytëzoi situatën e qëndrimit statik të kundërshtarit dhe shënoi tre gola.

https://twitter.com/KariTorres_7/status/1185416729809379328?s=20

Një veprim ky i Tigres, që ka shkaktuar polemika të shumta në Meksikë, por jo vetëm. Kapiteni i Veracruz, Carlos Salcido, në fund të ndeshjes, nuk e fshehu zhgënjimin e tij: "Për fat të keq, ata na injoruan. Lojtarët e Tigres e dinin që do të qëndronim të palëvizur në fushë për tre minuta, në shenjë proteste ndaj mosmarrjes së rrogave. Është një gjë e trishtueshme, ne jemi të gjithë profesionistë, të gjithë duhet të kujdesemi për çështje të tilla. Ju e patë se çfarë ndodhi".

Të fundit