Flash News

KRYESORE

Video: Skënderbeu vuan ndaj Flamurtarit, Bregu shlyen gabimin e Krasniqit

Video: Skënderbeu vuan ndaj Flamurtarit, Bregu shlyen gabimin e Krasniqit

Ndeshja e parë e Superiores për këtë javë u fitua nga Skënderbeu me rezultatin 1-0 kundër Flamurtarit. Një sfidë që mendohej më e lehtë për ekipin vendas, por korçarët shënuan në frymën e fundit.

Ndeshja ishte pa shije dhe futbolli i shfaqur ishte i një niveli të dobët. "Ujqërit e Dëborës" kishin më shumë iniciativë, ndërsa vlonjatët u mbrojtën më mirë. Ekipi i Dajës ishte i paqartë në sulm, ndërsa të besuarit e Trositi të mefshtë.

Kur mendohej se gjithçka do të mbyllej 0-0 erdhi dhe goli i shumëpritur. Gripshi ndërmori një aksion të mirë në minutën e 90' dhe futi topin në zonë. Krasniqi gaboi krejtësisht pak metra para bortës, por topi goditi traversën dhe u kthye në lojë, aty ku Bregu nuk gaboi duke e përcjellë drejt rrjetës.

https://streamable.com/d943o

Të fundit