Flash News

KRYESORE

Video/ Soni Malaj përlotet në studio për babanë, emocionohet dhe Fjoralba

Video/ Soni Malaj përlotet në studio për babanë, emocionohet

Dje në "E diell" ka qenë e ftuar Soni Malaj, e cila veç të tjerash tregoi dhe për koncertin që do të bëjë tek Amfiteatri.

Por sa herë flitet për babin e saj, Soni emocionohet dhe përlotet, siç ndodhi edhe dje. Kur Ervini e pyeti nëse i mungon babai, ajo u shpreh:

“Unë kam dashur shumë që ai të më shikonte në një recital, sepse gjithmonë më ka parë në festivale. E vuante shumë atë pjesën emocionale dhe e vuante pjesën e çmimeve, madje më është lutur të konkurroj me këngën ‘Ndarja’ në ‘Top Fest’ sepse më thoshte se emocionohej kur e këndoja. Gjëja më e tmerrshme në jetën e një njeriu është kur ndahet nga jeta një familjar. Nuk kalohet lehtë!"- teksa nuk mbajti dot lotët.

Por kjo situatë ka emocionuar dhe moderatoren e "E Diell" Fjoralbën, e cila po ashtu u përlot.

Momenti është në minutën 11:05 të videos:

Të fundit