Flash News

KRYESORE

Video/ Sot finalja e Sanremos, Ermal Meta synon fitoren me këngën e shumë përfolur

Video/ Sot finalja e Sanremos, Ermal Meta synon fitoren me këngën e

Sot në mbrëmje në ‘Rai’ do të transmetohet finalja e festivalit italian ‘Sanremo’. Këngëtari shqiptar, Ermal Meta do të synojë fitoren për herë të parë të festivalit më të madh në vendin fqinj. Së bashku me italianin Fabrizio Moro, Ermali do të performojë këngën “Non mi avete fatto niente”.

Dy artistët rrezikuan përjashtimin nga festivali pasi rezultoi se kënga ishte e ngjashme me një të disa viteve më parë, por më pas u sqarua se çdo gjë ishte bërë nëpërmjet marrëveshjes.

“Non mi avete fatto niente” është vlerësuar shumë nga publiku italian, ndërkohë, të ndihmuar nga zhurma në mediat italiane dhe ato shqiptare, kënga ka arritur në më shumë se 3 milionë shikime në ‘Youtube’, diferencë e madhe me konkurrentët e tjerë në garë.

VIDEO E KËNGËS

Të fundit