Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Spaho i përgjigjet Ramës: Je si Haxhi Qamili tek romani ‘Vit i Mbrapshtë’; shpeshherë i mbush ato poture

VIDEO/ Spaho i përgjigjet Ramës: Je si Haxhi Qamili tek romani

Replika të shuma pati sot në seancën parlamentare mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho gjatë fjalës së tyre për skemën e re të ndihmës ekonomike. 

Replikat Spaho-Rama:

Edi Rama: Profesor të të japë kufjet që unë të vazhdoj, ti të dëgjosh çfarë dëgjoj unë? Të lutem! Mbaj kufjet e mia, dëgjo atë që dëgjoj unë, që unë të flas. Të lutem! Profesor të lutem, mos u bë si ata nxënësit që të ndërpresin tani. Je profesor tani, vjen nga Katedra, nuk vjen nga pylli

Edmond Spaho: Dakord, ta kthej në replikë përgjigjen

Edi Rama: Po pra. Po patjetër pra. Kur të mbaroj, hajde fol këtu, por jo i pyllit. Je i katedrës. Ata të pyllit le të flasin.

Replika e Spahos:

 Dy çështjeve kryesore i bëre bisht. I ke zvogëluar me 38 % numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe ke zvogëluar me 40% fondet.   Por do ta marrësh përgjigjen nga kolegët e mi në diskutimet e tyre. Ti Edi merresh me individin, nuk merresh me problemin. Unë nuk merrem me individin, se po të merresha me individin do thosha që “Kryeministri ynë është me poture si Haxhi Qamili tek romani ‘Vit i Mbrapshtë’ edhe shpesh herë i mbush ato poture.

Ose do të thosha që “ti vesh çorape jeshile, çorape të verdha” ose do merresha me atletet e tua që i shkove zv/presidentit amerikan dhe pastaj të përzunë. Por këtë nuk e bëj. Pse nuk e bëj? Për një arsye: Se ti problemin nuk e ke tek këmbët, ti problemin e ke tek koka, koka s’rregullohet.

Të fundit