VIDEO/ Spaho: Rama, avokati më besnik i kriminelëve më të rrezikshëm

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaron se kryeministri Edi Rama nuk është i besueshëm në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij.

Përmes një video, sipas Spahos është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

“Edi Rama i bëri trafikantët e drogës, vrasësit, përdhunuesit, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të rëndësishëm në qeverisjen e vet të kriminalizuar. Është kaq hipokrit me të ashtuquajturin ligj antiKÇK, saç ishte dje, kur mbronte kriminelët e tij nga ligji i dekriminalizimit dhe kur mohonte se në Shqipëri nuk mbillej kanabis.

Edi Rama është i pabesueshëm dhe i dështuar në luftën kundër krimit dhe pasurive të tij. Është ai që u ka dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi,  që vazhdon t’u japë bosëve të krimit dhe familjarëve të tyre tendera publikë dhe koncesione, duke u dhënë mundësi të pastrojnë paratë e pista.

Vetëm largimi i Edi Ramës është garanci për një luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar!”, shkruan Spaho.