Flash News

KRYESORE

VIDEO: Spektakël dhe gola, Arsenali fiton me shkëlqim ndaj Evertonit

VIDEO: Spektakël dhe gola, Arsenali fiton me shkëlqim ndaj Evertonit

Arsenali sot fitoi 3-2 ndaj Evertonit në një ndeshje plot aksione sulmuese dhe spektakël. Djemtë e trajnerit Mikel Arteta po luajnë shkëlqyeshëm me këtë trajner dhe kjo nuk duket vetëm me rezultate, por edhe me lojë.

Fillimisht skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti u duk me fat, sepse gjeti golin pas vetëm gjysmë minute lojë me Calvert-Lewin, por Arsenali e mori veten shpejt dhe reagoi me gola të Nkietah dhe Aubameyang.

Richarlison barazoi në minutën e katërt shtesë me goditje standarde dhe Evertoni nisi festën, por pas pushimit Aubameyang riktheu avantazhin për Arsenalin. Me këtë fitore, skuadra e Artetës kalon Evertonin në renditje dhe shkon në vendin e 9-të.

Të fundit