Flash News

KRYESORE

Video/ Spektakël dhe gola, Liverpool mund Arsenalin me penallti dhe shkon në çerekfinalen e Carabao Cup

Video/ Spektakël dhe gola, Liverpool mund Arsenalin me penallti dhe shkon

Arsenali bëri një ndeshje përtej të gjitha parashikimeve, por në fund e humbi betejën ndaj Liverpool-it, që në fushë shfaqi dhuntinë e vet për të qenë një ekip i palodhur.

Por kur analiza të bëhet për paraqitjen e “topçinjve” sigurisht që një vlerësim do të jepet për të “përjashtuarin” Mesut Ozil, i cili në këtë sezon ka luajtur dy takime, në fushë nuk shkoi më shumë se 60 minuta në secilën prej tyre, e prapë ishte autori i pothuajse gjithçka që skuadra realizoi.

Njeriu i cili duhet vlerësuar te ‘të kuqtë” është Divock Origi, i cili barazoi rezultatin me një gol të bukur në të 94’ duke e çuar takimin në penallti. Fati i miqve u vendos nga Dani Ceballos, i cili gaboi nga pika e bardhë e 11 metër5shit.

Por për të shkuar te penalltitë pati 10 gola, një spektakël i vërtetë që sigurisht emocionoi të pranishmit në “Anfield Road”.

Të fundit