Flash News

KRYESORE

Video/ Spektakël në metro

Video/ Spektakël në metro

Kur merr metronë në qytetin e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara nuk është çudi që gjatë udhëtimit të jesh spektator i një spektakli të mirëfilltë të kërcimit modern. Dhe nuk bëhet fjalë për artistë profesionistë, aktorë apo balerinë, po për pasagjerë të zakonshëm që si gjithë të tjerët kanë marrë metronë për të shkuar diku.

Në videon e filmuar nga një shqiptar që jeton në Nju Jork shihen disa të rinj me ngjyrë që sfidojnë njëri-tjetrin në një ‘duel’ kërcimi modern nën ritmet e hip-hop. Spektakli që ata japin me lëvizjet e tyre të shkathëta duket se ka bërë kurioz vetëm shqiptarin që ka filmuar videon, pasi të tjerët qëndrojnë indiferentë, duke lënë të kuptohet se të tilla skena janë normale dhe të përsëritura në metrotë e Nju Jorkut.

Të rinjtë, amatorë të kërcimit modern, janë pasagjerë si gjithë të tjerët dhe kjo shfaqje që ata japin në metro, rrugë apo vende të tjera publike është vetëm për kënaqësinë e tyre dhe spektatorëve të rastësishëm.

Konkretisht videoja është filmuar në Bushwick, Brooklyn.

[video width="720" height="1280" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/10/video-1569956841.mp4"][/video]

Të fundit