Flash News

KRYESORE

Video/ Spiropali: Deputetë vijnë me ‘Range Rover’ dhe godasin policët

Video/ Spiropali: Deputetë vijnë me ‘Range Rover’ dhe

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaron se Policia e Shtetit po dhunohet nga deputetë që vijnë me “Range Rover”, godasin policinë edhe më pas ikin.

E ftuar në emisionin "Tempora" në RTV Ora, Spiropali tha se mazhoranca ka vepruar ngadalë me ekzekutimin e vendimeve që duhet të ishin marrë, teksa iu referua protestave të opozitës, me bllokim rrugësh.

“Ne i marrim pak ngadalë veprimet, mendoj se duhet të kishim vepruar më shpejtë. Unë besoj se për ata që bllokojnë rrugët duhet të kishim vepruar më shpejtë. Sepse nuk mundet që ne të shohim të njëjtat skena të dhunës njerëz që dhunojnë policët dhe policinë e shtetit, të cilët kryejnë një funksion për mbrojtjen e sigurisë qytetare dhe paguhen me një rrogë modeste dhe detyrohen që të durojnë deputetë që vijnë me Range Rover dhe godasin policët dhe ikin në punë të tyre, ose nxisin njerëz të tjetër që të godasin Policinë e Shtetit”, tha ministrja.

Të fundit