Studiuesi Taulant Muka, një zë i fortë, i cili në pak muaj denoncoi skandalet me plagjiatura në ministritë e vendit ka mbështetur fort protestën e studentëve të universiteteve të Mjekësisë dhe Politeknikut, përballë godinës së Ministrisë së Arsimit.
Përmes një video, shpërndarë në rrjetet sociale, Muka u përcjell të rinjve një mesazh mbështetës për nismën e ndërmarrë kundër rritjes së rritjes së tarifave dhe kushteve në konvikte dehe thekson se një protestë e tillë tregon se drita e diturisë sapo ka trokitur në vendin tonë.
“Ju kanë ndarë në ngelës dhe kalues, por po heqin përgjegjësinë nga vetja e tyre dhe përpiqen t’ju turpërojë. Drita e diturisë duket se sapo trokiti në vendin tonë falë nismës që bëtë dje, bashkohuni nesër në një zë, arsim cilësor, si e vetmja mundësi për të një ardhme prosperiteti për vendin tonë, Shqipëria i ka nesër sytë nga ju, e ardhmja e Shqipërisë jeni ju”, shprehet ndër të tjera Muka.
Discussion about this post