Flash News

KRYESORE

Video/Studenti kamarier lë për pak çaste punën për të mbështetur bashkëmoshatarët e tij

Protesta e studentëve ka vijuar fuqishëm edhe sot para Kuvendit, ku studentëve të Universitetit të Tiranës, u janë bashkuar edhe ata të Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.

Gjithashtu, në mbështetje të sudentëve ishin të pranishëm edhe gjimnazistë e prindër.

Pas disa orësh para Kuvendit, protesta u zhvendos tek Kryeministria dhe gjatë marshimit, shumë persona të cilët ndodheshin nëpër kafene apo zyra pune, dolën në ballkon duke duartrokitur e mbështetur studentët.

Mes tyre edhe një djalë i ri, kamarier, e me shumë mundësi edhe ai  student, ka lënë për pak minuta punën duke fotografuar e mbështetur bashkëmoshatarët e tij.

Pamundësia ekonomike ka lënë jo vetëm atë, por edhe shumë studentë të tjerë të punojnë në mënyrë që të sigurojnë paratë për arsimin.

Kujtojmë se një ndër kërkesat e studentëve është edhe përgjysmimi i tarifës së universitetit.

[video width="576" height="320" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/12/video-1544704963.mp4"][/video]

Të fundit