Flash News

KRYESORE

Video/ Studentja e irrituar i derdh shishen me bojë në kokë rektorit të Universitetit të Shkodrës

Video/ Studentja e irrituar i derdh shishen me bojë në kokë

Një studente e irrituar i ka derdhur në kokë shishen me bojë rektorit të Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Faxëeb.al Bekteshi është sulmuar nga një studente, në një moment që ai nuk e priste. Ai nuk ka reaguar fare ndaj këtij akti të studentes.

Situata u tensionua pas mbledhjes së komisionit të etikës, në të cilin do të merrej vendimi për studentët të cilët dhunuan pak kohë më parë derën e Universitetit të Shkodrës.

Duket se pas protestave të dhjetorit që u shuan në mënyrë tinzare nga qeveria Rama, studentët po gjejnë guximin dhe po riorganizohen sërish, pasi deklarojnë se kërkesat e tyre vijojnë të mbeten të paplotësuara.

Kujtojmë që dje studentët e Korçës iu rikthyen proptestav, duke pezulluar për një orë mësim dhe paralajmëruar se aktet e tyre do të përshkallëzohen.

Të fundit