Flash News

KRYESORE

Video/ Stuhi shiu, mamaja përdor fëmjën si çadër

Një moment tronditës ka ndodhur me një mama “të papërgjegjshme” e cila gjatë një rrëbeshi, ka përdorur fëmijën e saj si çadër. Videoja, që besohet se është filmuar në Baton Rouge, Luiziana, ka marrë miliona shikime në të gjithë botën dhe shumë komente ofenduese ndaj gruas.

Videoja është shpërndarë nga shumë përdorues, të cilët kanë shoqëruar me komente të ndryshme.

“Nuk mund ta besoj, sapo pashë një njeri që përdor fëmijën si çadër,” shkruhet në një nga postimet.

Gruaja, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, është filmuar nga një qytetar duke vrapuar nga makina e saj për tek dyqani. Në video gruaja ngre fëmijën sipër kokës, ku duket si një lëvizje për të mbrojtur flokët dhe fytyrën nga shiu. Ajo shihet duke vrapuar drejt dyqanit dhe në moment të fundit ndryshon mendje dhe rikthehet sërish në makinë.

Burimi: Daily Mail

Të fundit