Flash News

KRYESORE

Video/ Sulmohet kryebashkiaku, qëllohet me grushte gjatë ceremonisë

Video/ Sulmohet kryebashkiaku, qëllohet me grushte gjatë

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris, është dhunuar gjatë festimeve që po mbaheshin në qendër te qytetit. Ceremonia po mbahej për përvjetorin e Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve, dhe ku si pasojë gjetën vdekjen rreth 340 mijë persona.

Për të ndjekur ceremoninë shkoi edhe kryebashkiaku Butaris ndërsa disa persona e kanë sulmuar atë. Fillimisht ndaj tij janë hedhur sharje ndërsa më pas të rinjtë e kanë qëlluar me grushte dhe shkelma.

Kryebashkiaku qëndroi gjatë gjithë natës në spital ndërsa organizatorët e ceremoninë i kanë cilësuar personat e panjohur si neonazist. ngjarja është dënuar nga kryeministri grek dhe politikanë të tjerë me përjashtim të Agimit të Artë.

https://www.youtube.com/watch?v=jtdJsdaeVsA

Të fundit