Video: Supergola dhe emocione, Brazili dhe Senegali e mbyllin në paqe

Brazili e ka mbyllur me rezultatin 1-1 miqësoren e luksit ndaj Senegalit. Ekipi i Tites dominoi me një sulmues fantastik të përbërë nga Neymar, Coutinho, Firminho dhe Gabriel Jesus, por nga krahu tjetër Mane dhe Koulibaly ishin në lartësinë e duhur.

Takimi nisi mirë për 5 herë kampionët e botës që shënuan me anë të Firminhos që në minutën e 9′. Sulmuesi Gabriel Jesus bëri gjithçka mirë duke shmangur kundërshtarët dhe nxori të vetëm me portierin futbollistin e Liverpool-it. Ky i fundit nuk gaboi duke përshëndetur rrjetën me një parabolë fantastike.

https://streamable.com/hfiy9

Senegali reagoi me Manen. Sulmuesi mori “zjarr” duke djegur Dani Alvesin dhe Marquinhion që u detyruan ta ndalnin me fual brenda zonës. Gjyqtari akordoi penallti që u kthye në gol nga Famara Diedhiou për 1-1. Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë gol dhe rezultatai përfundimtar ishte 1-1.

https://streamable.com/3spxy