Flash News

KRYESORE

Video/ Ta mbështesim Jonidën njësoj si Ermali dhe vlonjatët

Video/ Ta mbështesim Jonidën njësoj si Ermali dhe vlonjatët
Sonte do të jetë nata finale e Festivalit Europian të Muzikës, Eurovizion 2019. Jonida Maliqi e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën "Ktheju Tokës" është një ndër 26 finalistët e kësaj mbrëmjeje. Ajo do të performoje e dyta dhe votat do të ndahen në 50% nga publiku dhe 50% nga juria e secilit shtet. Jonida pas performancës shumë emocionale dhe të arrirë vokalisht në natën e dytë gjysmëfinale, është mbështetur masivisht nga shqiptarët dhe të huajt po ashtu. Jondia ka arritur të krijojë shumë fansa ndërkombëtarë, por më të flaktët i ka në Shqipëri, konkretisht në Vlorë. Gazetari Ermal Peçi i ka bërë një surprizë të bukur Jonidës, ku qindra qytetarë vlonjatë kanë brohoritur emrin e Jonidës si për t`i dhënë mbështetje maksimale sonte në finale. Kjo e ka gëzuar pafund Jonidën e cila e ka ripostuar në profilin e saj. Lexoni edhe Sot finalja e Eurovision, si mund të votojnë shqiptarët në Evropë për Jonida Maliqin

Të fundit