Flash News

KRYESORE

Video/ “Ta mbush kryt në plumba”, Bardh Spahia denoncon PS për kërcënimin

Video/ “Ta mbush kryt në plumba”, Bardh Spahia denoncon PS

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar një video ku tregohet se si njerëz të armatosur kërcënojnë me vdekje kryetarin e forumit rinor të PD-së në Shkodër, Arvit Bushati.

Sipas Spahisë, kërcënuesit janë nejrëz me precedentë kriminalë, pjesë të PS-së dhe të armatosur.

Incidenti ndodhi pak pas mesnate sot, në shkollën “Oso Kuka” në Shkodër, ndërsa u tentua të hapej me forcë për të vendosur materialet zgjedhore.

“Kriminelet e armatosur të Partisë Socialiste me rekorde kriminale kërcënojnë Kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër, Arvit Bushati, ‘do ta mbush kryt në plumba’", shkroi ish deputeti i PD-së, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Të fundit