Flash News

KRYESORE

Video/ Taulant Xhaka, kandidat për golin më të bukur të 2018-ës

Video/ Taulant Xhaka, kandidat për golin më të bukur të

Një prej golave të realizuar nga mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, është përzgjedhur si një ndër kandidatët për t’u vlerësuar me çmimin “goli më i bukur i 2018-ës” në kampionatin zviceran.

Bëhet fjalë për golin e realizuar në ndeshjen kundër Young Boys. Klubi Bazelit, përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje tifozëve që të votojnë pro Taulant Xhakës.

Në 28 janar do të mbahet në Luzernë ceremonia e shpalljes së golit më të bukur në Zvicër për vitin 2018.

https://www.youtube.com/watch?v=D2fGd1YqUz0

 

 

 

 

 

 

Të fundit